Aktualitet

EMRI/ Me drogë në makinë gati për shitje, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Nga kontrollet në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit.

a.l
EMRI/ Me drogë në makinë gati për shitje, arrestohet
policia

DURRËS- Ardri Duka 36 vjeç është arrestuar nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës. Nga kontrollet në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Stacioni 2". 

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Stacioni 2”. Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

Poll

MOS HUMB