
TIRANË- Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj.
Janë vendosur 9306 masa administrative, disa prej tyre:
- Xhama të zinj: 154 masa
- Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa
- Parakalime të gabuara: 284 masa
- Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa
- Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa
- Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa
- Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa
- Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa
- Sjellja e këmbësorve në rrugë: 44 masa
- Qëndrim i gabuar: 5,854 masa
- Të ndryshme: 888 masa
Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa
- Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste
- Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste
- Shkelje të tjera rrugore: 6 raste
- Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.