Aktualitet

Durrës/ I dhunoi të ëmën, djali rreh të atin, babë e bir përfundojnë në polici! Në pranga edhe një 45-vjeçar

Është arrestuar gjithashtu edhe një 45-vjeçar me iniciale A,B., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

a.l
Durrës/ I dhunoi të ëmën, djali rreh të atin, babë
Foto ilustruese

DURRËS- Tre raste të dhunës në familje janë raportuar në Durrës. Policia njofton se një 53-vjeçar dhe një 24-vjeçar janë vënë në pranga. K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa i riu me iniciale E. D. ka ushtruar dhunë ndaj ndaj babait të tij. Është arrestuar gjithashtu edhe një 45-vjeçar me iniciale A,B., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

NJOFTIMI I POLICISË- 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB