Aktualitet

Rexhë Byberi merret në pyetje nga SPAK: McGonigal e prita si mik në Tropojë

Byberi ka disa çështje në SPAK, të cilat janë kallëzime të qytetarëve të zonës së tij, të cilët e kanë denoncuar për favorizim të familjarëve dhe shpërdorim detyre.

k.m;f.m
Rexhë Byberi merret në pyetje nga SPAK: McGonigal e prita si mik
Rexhë Byberi

TIRANË- Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi është paraqitur sot në mbientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Byberi ka disa çështje në SPAK, të cilat janë kallëzime të qytetarëve të zonës së tij, të cilët e kanë denoncuar për favorizim të familjarëve dhe shpërdorim detyre.

Pas daljes nga SPAK, Byberi u pyet nga gazetarët nëse ishte thirrur për çështjen e McGonigal dhe tha se Charles McGonigal, ish-zyrtarin e FBI-së që u dënua me dy vite burg marrjen e 225 mijë dollarëve nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Agron Nezaj dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë, e ka pritur si mik duke iu mbajtur traditave tropojane.

“Kam sqaruar disa gjëra. McGonigal e kam prit si mik, e dua si mik dhe jam krenar që Tropoja pret miq dhe i respekton. Asgjë më tepër,”- tha Byberi.

Ish-zyrtari i lartë amerikan në Shqipëri është nderuar dhe si "Qytetar Nderi", më 23 shtator 2021 nga Bashkia e Tropojës dhe kryebashkiaku socialist Rexh Byberi. Në momentin e dhënies së titullit, në foto duket se i pranishëm ka qenë edhe shqiptaro-amerikani Agron Nezaj.

Z.McGonigal ka deshmuar dashuri te perhereshme per Vendlindjen dhe Kombin tone.Ne kete ceremoni shume miqesore dhe te perzemert moren pjese perveç stafit tim dhe deputetet e Kuvendit te Shqiperise zoterinjte Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.Zoti McGonigal shoqerohej si gjithmone nga miku i tij bashkeqytetari yne i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj", shkruante Byberi në [postimin e bërë prej tij në vitin 2021/ZËRI

Poll

MOS HUMB