Aktualitet

SPAK jep pretencën për laboratorin e kokainën në Frakull, 93 vite burg për të pandehurit

SPAK ka kërkuar gjithsej 120 vite burg për të gjithë të pandehurit, por për shkak se të gjithë përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, koha pas hekurave të burgut do t'ju reduktohet me 1/3 e dënimit.

k.m.
SPAK jep pretencën për laboratorin e kokainën në Frakull, 93
Pamje nga laboratori i kokainës

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot pretencën për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit. Në seancën e sotme, SPAK ka kërkuar gjithsej 120 vite burg për të gjithë të pandehurit, por për shkak se të gjithë përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, koha pas hekurave të burgut do t'ju reduktohet me 1/3 e dënimit. Kështu dënimi final për të gjithë do të reduktohet në 93 vite heqje lirie. 

Të DËNUARIT DHE PRETENCA: 

Klajdi Kodra: 12 vjet

Denilson Çervanaku: 12 vjet

Nikolin Gjolena: 12 vjet burg

Viktor Çervanaku: 10 vjet e 8 muaj

Zenel Çervanaku: 10 vjet burg

Redion Meshi: 10 vjet burg

Bledar Matoshi: 8 vjet e 4 muaj

Enxhi Ferhati (e dashura e Denilson Çervanakut): 8 vjet burg

Marildo Nona: 8 vjet burg

Julian Malaj : 2 vite burg

Si u zbulua laboratori?

Laboratori u zbulua në nëntor të vitit 2022. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Përpos të arrestuarve, në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri (Frakull) për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu./ZËRI

Poll

MOS HUMB