Aktualitet

Zbulohet SKEMA e 'skifterave'/ Vidhnin makina superluksoze në Zvicër, i shisnin në Shqipëri

Në kërkim janë shpallur një shqiptar, i identifikuar me inicialet A.M, dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, 2 rumunë dhe një malazez.

k.m.
Zbulohet SKEMA e 'skifterave'/ Vidhnin makina superluksoze në
Makina e vjedhur

FIER- Katër persona janë shpallur në kërkim, pasi vidhnin automjete luksoze, në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri. Në kërkim janë shpallur një shqiptar, i identifikuar me inicialet A.M, dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, 2 rumunë dhe një malazez. Po ashtu, Policia ka sekuestruar 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro. Mjeti do të shitej në Shqipëri. 

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Fier

Vidhnin automjete luksoze, në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët. Sekuestrohet 1 automjet luksoz, tip "Benz", prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Mbështetjen Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, të organizuar si grup, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe shpalljen e tyre në kërkim.

Konkretisht, u shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen. Policia ka sekuestruar 1 prej automjeteve të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të tjera të vjedhura dhe të trafikuara në Shqipëri, nga ky grup.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB