
TROPOJË- Një aksion i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka prishur guroren e Avni Byberit, kushëririt të kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga "OraNews", forcat e Policisë së Shtetit dhe IKMT-ja kanë marrë masa për prishjen e aktivitetit, e po ashtu i kanë vendosur gjoba.
E gjithë gurorja është ndërtuar në një zonë të mbrojtur natyrore. Por kjo nuk është hera e parë që IKMT ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit, por asnjë vendim nuk është respektuar. Kështu që paralelisht, dhjetëra banorë të zonës kanë dorëzuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke kërkuar ndjekjen penale të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi. Ndaj tij, kërkojnë ngritjen e akuzave "korrupsion pasiv" dhe "shpërdorim detyre".
Po ashtu, kërkohet edhe ndjekja e disa zyrtarëve të IKMT për “shpërdorim detyre”.
Por kryebashkiaku ka gjithashtu edhe një kontratë qeraje të firmosur mes tij dhe kushërit të tij, Avni Byberi, për një pasuri prej 14 hektarësh. E gjithë kjo sipërfaqe, merret me çmimin 2.6 milion lekë të vjetra. Dy kushërinjtë kanë firmosur dhe vulosur, për administrimin e pronës publike. një grup banorësh të Tropojës, t’i drejtohet me një ankesë zyrës së Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë dhe Konflikt të Interesit. Edhe për këtë rast, banorët e zonës kërkojnë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që të hetojë rastin dhe të marrë masa. Por deri më tani, nga asnjë prej institucioneve të lartpërmendura nuk ka asnjë reagim./ZËRI