
BELGJIKË-Autoritetet në Belgjikë kanë zbuluar një bandë që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, dhe si rezultat janë arrestuar 8 persona.
Mediat e huaja raportojnë se është vendosur masa e paraburgimit për 7 shqiptarë dhe 1 gjerman. Ata u arrestuan kur policia kreu kontrolle të shtëpive në vende të ndryshme të vendit, veçanërisht në Limburg.
Raportohet se u eliminuan 3 plantacione aktive të rritjes së kanabisit, ndërsa u zbuluan më shumë se 1000 bimë dhe u sekuestruan 43 kilogramë kanabis.Hetimi filloi vitin e kaluar. Më pas gjatë një aksioni kontrolli në rajonin kufitar është kapur një furgon me një shqiptar në timon. Furgoni ishte i ngarkuar me plehra dhe vazo lulesh dhe ngjallte dyshime te hetuesit./ZËRI