Aktualitet

E shtuna në bankat e shkollës, MAS vendos zëvendësimin e 27 nëntorit më 9 mars

Sipas një urdhri të dalë sot nga MAS-i, e shtuna e kësaj jave do të jetë ditë shkolle për të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend, por do të jetë ditë e plotë pune edhe për të gjitha hallkat e tjera të administratës publike.

a.l
E shtuna në bankat e shkollës, MAS vendos zëvendësimin e 27
Foto ilustruese

TIRANË- Administrata publike në vend, më datë 9 Mars do të jetë në punë. Sipas një urdhri të dalë sot nga MAS-i, e shtuna e kësaj jave do të jetë ditë shkolle për të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend, por do të jetë ditë e plotë pune edhe për të gjitha hallkat e tjera të administratës publike. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, data 9 mars do të zëvendësojë ditën e pushimit 27.11.2023. 

“Në mbështetje të nenit 15, të ligjit n.r 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore" dhe në zbatim të vendimit nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave, "Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi", URDHËROJ: Dita e shtunë, datë 09.03.2024, për nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të aparatit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nga ora 08:00 deri në 16:30, të jetë ditë pune për zëvendësimin e ditës së pushimit, të kryer në datën 27.11.2023, sipas vendimit nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në Urdhrin e MAS-it.

Poll

MOS HUMB