Aktualitet

Shqiptari arrestohet çdo muaj për dhunë ndaj nënës, ajo vazhdon e mbron në gjykatë

Djali ka kërcënuar dhe sharë nënën e tij.

f.t
Shqiptari arrestohet çdo muaj për dhunë ndaj nënës,
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Kretë, Greqi. Çdo muaj një nënë detyrohet të thërrasë policinë dhe të kërkojë ndihmë, pasi djali i saj e shan, e kërcënon dhe e rrah, duke ia kthyer jetën në “ferr”. Por sa herë që çështja shkon në gjykatë ajo e mbron atë dhe cikli i dhunës vazhdon.

58-vjeçarja nga Shqipëria ka lajmëruar edhe një herë policinë ditën e djeshme. Djali i saj 31-vjeçar, me histori vjedhjeje dhe varësie nga droga, ishte sërish i dhunshëm. 

Djali ka kërcënuar dhe sharë nënën e tij. Pasditen e së njëjtës ditë është përsëritur e njëjta skenë, por kësaj radhe asaj i është hedhur një send në kokë, me pasojë një lëndim të lehtë. Në mbrëmje, nëna në pamundësi për të përballuar këtë situatë, shkoi tek autoritetet dhe e denoncoi.

Pas denoncimit, policia ka vënë në kërkim 31-vjeçarin e njohur për autoritetet, e ka arrestuar pak kohë më pas dhe tashmë ai ndodhet përballë drejtësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB