Aktualitet

Emri tij përmendet në dosjen e Ilir Beqajt, Mamaqi: Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash

Mamaqi ka zgjdhur të reagojë në Instagram ku shprehet se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe se nuk është pjesë e asnjë skeme pastrimi parash.

E.K
Emri tij përmendet në dosjen e Ilir Beqajt, Mamaqi:  Nuk jam i
Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Ermal Mamaqi

TIRANË-Moderatori dhe aktori Ermal Mamaqi ka "thyer" heshtjen këtë të enjte dhe ka bërë një sqarim në lidhje me daljen e tij në përgjimet e ish-ministrit Ilir Beqaj, që tregonin se restoranti i tij "Me Nam", ishte kthyer në skemë të pastër mashtrimi me fatura fiktive. Mamaqi ka zgjdhur të reagojë në Instagram ku shprehet se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe se nuk është pjesë e asnjë skeme pastrimi parash.

Ermal Mamaqi: Përshëndetje të gjithëve! Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi, dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtëpredrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete. Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Rezulton se “Me Nam” ka lëshuar tre fatura kundrejt “AS TEK IPA, ITALI-MALI I ZI”, drejtor i kësaj shoqërie rezulton se është shtetësja Genola Velo, e cila po ashtu është pjesë e Agjensisë së Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës”, pjesë e së cilës është dhe ish-ministri Ilir Beqaj. Rezulton se faturat fiktive janë lëshuar nga Fisnik Fili, por që në të vërtetë i përkasin restrant “Gzona” tek Kalaja e Tiranës. Lëshimi i këtyre faturave fiktive është bërë me qëllim që të fshihet fakti që Ilir Beqaj është pronar i “Gzona”.

Poll

MOS HUMB