
GREQI- Gruaja e 50-vjeçarit Fatmir Talellari që vrau kunatin e tij në Volos Erjon Pelivanin, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar dhe shantazhuar vajzën 18-vjeçare, ka dalë kundër burrit të saj. Motra e viktimës dhe gruaja e 50-vjeçarit, e cila ende nuk mund ta kuptojë se çfarë ka ndodhur, ka shprehur qëndrimin e saj për rastin.
"Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim që bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite, kam rritur fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj” tha ajo, shkruan Protothema.
Më tej ajo u spreh për burrin e saj se ai në fakt 50-vjeçari nuk është një njeri i mirë, pasi gënjen shumë, nxehet kollaj dhe sipas saj nuk është as baba i mirë, pasi i linte fëmijët dhe dilte për të gjuajtur derra.
I pajisur me armë zjarri, 50-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. Ishte një plumb që i mori jetën në vend 33-vjeçarit Erjon Pelivani. Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe ka treguar krimin që kishte kryer. Ndërkohë, oficerët pasi shkuan në vendngjarje, gjetën trupin e pajetë të të riut me plagë në fytyrë. Marrja në pyetje e vajzës pritet që të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Vajza i ka thënë babait të saj, që ishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare./ZËRI