
GREQI- Del një video e re nga vrasja makabre e shqiptares shtatzënë në Selanik. Në pamjet e siguruara nga "Protothema", duket momenti kur dy grekët nxjerrin trupin e pajetë të 41-vjeçares shqiptare Georgia Murati në Selanik. Në videon e regjistruar nga një kamera sigurie e një biznesi ngjitur banesës së shqiptares, shihen dy burrat, partneri i 41-vjeçares dhe shoku i tij, shfaqen duke e nxjerrë kufomën nga shtëpia.
Për ta futur më pas në garazhin e mjetit. E gjitha ka ndodhur në natën e ndërrimit të viteve në Kalamaria. Pak më vonë, të dy dalin duke vendosur një dyshek në çatinë e makinës, pak orë pas vrasjes. Pasi zhdukin dyshekun me gjakun e shqiptares, kthehen në banesë me një të ri.
“Shoku im bëri gjithçka,”-tha partneri i shqiptares, e cila u ekzekutua edhe pse ishte 3 muajshe shtatzënë me vrasësin e saj. Megjithatë të dy autorët japin versionet e tyre të ndryshme për atë që ka ndodhur.
“Nuk kam asnjë përfshirje në vrasje, nuk dija asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket shoku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej trupi,”- pretendon partneri 39-vjeçar i Georgias.
Georgia Murati, nënë e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e mëparshme, prej tre vitesh ishte në një lidhje me 39-vjeçarin, në banesën e të cilit qëndronte herë pas here. Ajo ishte në javën e 7-të të shtatzënisë, të cilën, sipas informacioneve, kishte ndërmend ta ndërpriste me pëlqimin e partnerit të saj të akuzuar për vrasje dhe madje kishte planifikuar një operacion për abort në 3 janar. Ishte partneri i saj ai që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI