Aktualitet

14 vjeç nuse... në Divjakë!

Nëna e djalit ka deklaruar se ata janë martuar para 10 muajsh, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të vajzës.

f.t
14 vjeç nuse... në Divjakë!
Çifti

DIVJAKË- Komedia e Andon Zako Çajupit "14 vjeç dhëndër" është rivënë në "skenë" si tragjedi. Kësaj here, ngjarja është zhvilluar në Divjakë, ku një e mitur është martuar që 14 vjeçe. ZËRI ka zbuluar detaje shokuese nga rasti i abuzimit me të miturën në Divjakë, ku bashkëshorti i saj 35-vjeçar është vendosur në pranga se ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur. Por "çmenduria" vazhdon, pasi prindërit e djalit kanë dalë publikisht dhe shprehen se i biri ka qenë i martuar me vajzën dhe nuk ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj. Madje pretendojnë se familja e vajzës nuk ishte dakort për martesën dhe e mitura kishte gënjyer për moshën duke iu thënë se ishte 17 vjeç dhe jo 14. Edhe pse, sërish e mitur, duket se nuk e kuptojnë kufirin ligjor që i ka vendosura prangat edhe djalit të tyre.

Sipas nënës së djalit, e mitura dhe 35-vjeçari janë martuar para 10 muajsh, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të vajzës. Sipas saj, prindërit e nuses e kanë kërcënuar duke i thënë se do e vrasin djalin e saj. 

 

"Kur kam qenë në Greqi, kam një gocë që është e sëmurë në Greqi, kam lënë djalin këtu. Kur ishim në Greqi, morëm vesh që djali kishte rrëmbyer një vajzë. Ajo i thoshte djalit hajde më merr. Nuk i tregon çunit të vërtetën se sa vjet është. Kur vijmë këtu, shkojmë tek prindërit e saj dhe na thonë që djalin do ta vrasim. Unë i thashë një dritë të syve kam, nuk e vrisni dot. Ai kalonte dhe ajo i kishte sytë tek çuni dhe u njohën në rrjetet sociale. Kur u kthyem nga Greqia dhe shkuam tek shtëpia e tyre, pamë që ishin të gjithë xhaxhallarët edhe këta. I thashë biri i nënës mos bëjnë ndonjë sherr? Mami duro më tha çuni. Kur vajtëm aty thanë e di çfarë do i bënim? Ne çunin tuaj do e vrisnin, do e thernim. Goca tha unë dua, djali po ashtu dhe ikëm. Pas dy tre ditësh i thanë gocës hajde tek shtëpia, djalit tim i thanë ti mos hajde. Gocës i thoshin shpesh mos rri aty, hajde rri këtu. Para 10 muajsh ne i bëmë dasmën, ata nuk donin. Me frikë e bëmë dasmën se thamë mos na vijnë me kallash. Vjen policia e Divjakës, i kishin thënë që ne nusen e mbajmë mbyllur. Erdhën dje prindërit e nuses e i thanë që do e marrin, nusja nuk pranoi”-, u shpreh nëna e djalit.

Më tej, nëna e 35-vjeçarit mes lotësh ka treguar se vajza ka gënjyer për moshën, duke iu thënë se ishte 17 vjeç.

"Djalit i kishte thënë që është 17 vjeç, djali tha ta dija që ishte 13 vjeç nuk isha martuar me të. Pasi dolën nga shtëpia më thanë që ti mos lëviz, na përcjell djali. Kur del djali nga shtëpia policia e arreston, e kapën çunin dhe e ngjeshën pas rrjetës. Kap djalin, kap nusen, unë u rrëzova më zuri koka në tokë. Nusja shtynte policët i thoshin qërohuni, ç’po bëni kështu. Unë u rrëzova, djali e nusja po më mbanin mua, ata tërhiqnin nusen. Nusen e kanë marrë me forcë. Çuni më mori më futi brenda, ata i ranë derës dhe i mbërthyen djalit. Tani nuk e dimë ku është nusja, disa thonë që është në Tiranë. Nusen e morën mbrëmë sepse mua më kishte marrë ambulanca më kishte çuar në Divjakë. Ma morën çunin, ja përthyen krahët çunit”, shprehet nëna mes lotëve.

Gjithashtu edhe babai i djalit Agim Arapi pohoi se djali i tij ka qenë i martuar me 14-vjeçaren që prej marsit të vitit të kaluar. Sipas tij vajza është martuar me dëshirën e saj dhe përsërit se ajo ka gënjer për moshën, pasi  me trup dukej si 20 vjeç.

“E kemi në shtëpi nga 15 marsi i 2023-shit. Dasmën e bëra unë në gusht, mu krijua mundësia thash t’i gëzoja. Siç bëjnë të gjithë prindërit.  Prindërit e asaj më thanë s’ke punë me vajzën time ta bësh nuse. Presioni i parë ky. Unë e bëj gëzimin në shtëpinë time. Në atë kohë i bën presion nuses, ajo sëmuret dhe shkon në spital në Divjakë, 4 ditë rresht. Ata në polici. Vjen policia të marrë çunin këtu, çuni në spital e marr në telefon, e marrin pa ditur gjë. Tre herë e kanë thërritur në polici, edhe ne. Nusja ka qëndruar me dëshirë jo me forcë. Ajo tha do vij me ju, kam bërë deklaratë në polici nuk ndahem dhe ramë dakord”, thotë babai i 35-vjeçarit.

Në lidhje me ngjarjen, Policia vijon hetimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB