Aktualitet

Nga porta e vizitorëve në Butrint, kulla me beton të kuq, te godina e Klan. Projektet e çuditshme që do të ndërtohen

Zëri ju sjell një përmbledhje të ndërtimeve që pritet të bëhen në Tiranë dhe jo vetëm

E.K
Nga porta e vizitorëve në Butrint, kulla me beton të kuq, te
Projektet e reja

TIRANË- Në një kohë që ndërtimet e reja në 10 vitet e fundit kanë njohur një hov të madh në Tiranë, planet për ngritjen e të tjera kullave nuk kanë të ndalur. Zëri publikoi më herët projektin e një kulle që do të ndërtohet pranë pallatit të sporteve në Tiranë, imazhi i të cilës në 3-D kishte nxitur reagime të forta të qytetarëve.

Kjo për shkak se kulla në fjalë që do të përbëhet nga 13 kuba, me lartësi secili nga 22.5 metra të vendosur mbi njëri tjetrin, që për shumë prej urbanistëve ngjason me kaosin që ka Tirana në vitet e fundit.

PROJEKTI NË BUTRINT

Një tjetër projekt i hartuar nga studio portugeze e arkitekturës OODA, është ai për qëndrën e re të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit. Ndërtesa e çuditshme në dukje, do të përfundojë vitin e ardhshëm, dhe do të shërbejë si një pikë pritëse për të gjithë turistët shqiptarë dhe të huaj që do të vizitojnë Parkun Kombëtar.

Nga porta e vizitorëve në Butrint, kulla me beton të kuq, te
Projekti ne Butrint

ODA TIRANA

Një tjetër godinë që pritet të hedhë rrënjë në kryqytet është edhe ODA Tirana, e cila do të shërbejë si një qendër për Panairet dhe Ekspozitat. Kjo ndërtesë do të përmbajë 3 kulla, dy prej të cilave janë rezidenciale.

Nga porta e vizitorëve në Butrint, kulla me beton të kuq, te
3 kullat ne Tirane

KULLA ME BETON TË KUQ

Në listën e projekteve që do të ndërtohen në Tiranë, është dhe ajo e një kulle të mbështjellë me beton të kuq. Ajo do të jetë e vendosur pranë Bulevardit të ri dhe do të jetë rreth 83 metra e lartë, e përbërë kryesisht nga hapësira banimi.

Nga porta e vizitorëve në Butrint, kulla me beton të kuq, te
Kulla me beton te kuq

PROJEKTI PËR TV KLAN

Në listën e projekteve që do të ndërmerren nga studio portugeze, është dhe ai për ndërtimin e TV Klan. Godina e televizionit pritet që të ndërtohet në afërsi të autostradës që lidh Tiranën me Elbasanin me një sipërfaqe ndërtimi rreth 10 mijë metra katrorë. Ndërtesa sipas studios arkitekturore është frymëzuar nga shiritat e filmave, dhe do të jetë rreth 8 kate mbi tokë.

Nga porta e vizitorëve në Butrint, kulla me beton të kuq, te

Nga porta e vizitorëve në Butrint, kulla me beton të kuq, te
Projekti per klan

Të gjitha këto kulla kanë marrë lejen e ndërtimit me vendim të KKT-së që në 12 Tetor. Zëri.ai ju sjell më poshtë një përshkrim të plotë të kompanive dhe pronarëve përfitues që do të ndërtojnë në pjesë të ndryshme të Tiranës, nga zona e Liqenit, te 21 Dhjetori dhe Bulevardi i Ri, ku çmimet e banesave apo të njësive të shërbimit aktualisht llogariten deri në 2 mijë euro.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB