Aktualitet

Nuk u njoftuan të gjithë të pandehurit, GJKKO shtyn seancën paraprake për Vangjush Dakon

Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, gjatë kohës që ka shërbyer si kryebashkiak i Durrësit

E.K
Nuk u njoftuan të gjithë të pandehurit, GJKKO shtyn seancën
Vangjush Dako

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, dhe personave të tjerë të arrestuar bashkë me të, për shkak se nuk ishin njoftuar të gjithë të pandehurit. Dako është vënë në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste, gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut të Durrësit.

Pas më shumë se 6 muajsh hetime, SPAK dërgoi për gjykim nnë fund të muajit dhjetor dosjen për Dakon dhe 10 persona të tjerë.

Dy episode për të cilat akuzohet Dako, lidhen me një pallat 11 katësh që sipas SPAK ndërtimi i tij ne vitin 2011 ishte tej çdo kriteri, kushti teknik dhe në paligjshmëri çka e ktheu ndërtesën të rrezikshme për t’u banuar.

Dhe rasti i dytë lidhet me projektin “Promenadë Bregdetare”, ku SPAK thekson se hartua me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, duke i shkaktuia shtetit një dëm prej 18 milionë lekë, për të cilat në fillim bashkia Durrës hapi proces ndaj firmës, por më pas juristi i caktuar nga ish kryebashkiaku u tërhoq nga gjykimi.

Bashkia Durrës pavarësisht dëmit të konstatuar edhe nga KLSH kreu likuidimin financiar ndaj subjektit privat. Ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të SPAK, ndërkohë që vazhdimisht i ka mohuar akuzat, e madje ka bërë dhe rekurs në Gjykatën e Lartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB