Aktualitet

Zbardhet vrasja e bosit shqiptar të kazinove në Greqi, autori në burg për dy vrasje të tjera

Sipas informacioneve që transmeton televizioni grek ERT, në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, 39-vjeçari ka qenë i ulur në oborrin e vilës që kishin marrë me qera për pushime.

k.m.
Zbardhet vrasja e bosit shqiptar të kazinove në Greqi, autori në
Orhan Bajrami

ATHINË- Policia greke ka zbardhur ekzekutimin mafioz të shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Orhan Bajrami, i cili u ekzekutua në një atentat më 15 korrik 2023, gjatë kohës që ishte me pushime në Kalkidhiki. Sipas "CNN", në mesin e autorëve është identifikuar një bashkëatdhetar 33-vjeçar (i paidentifikuar me emër), i cili tashmë po mbahet në burgjet e shtetit fqinj si i dyshuar për përfshirje në një vrasje të dyfishtë, marsin e kaluar, brenda një lokali në qytetin e Shkupit.

Sipas informacioneve që transmeton televizioni grek ERT, në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, 39-vjeçari ka qenë i ulur në oborrin e vilës që kishin marrë me qera për pushime. Në oborr së bashku me 45-vjeçarin, shokun e tij të plagosur kanë qenë dhe dy gra, njëra prej tyre mendohet se është partnerja e "Okit", nofka me të cilën njihej Orhan Bajrami, por fatmirësisht nuk u prekën nga plumbat. Policia beson se autorët e krimit mund të jenë larguar nga Greqia drejt Shkupit, Turqisë apo Bullgarisë. Sipas Prokurorisë greke, ekzekutimi lidhet me rivalitetin e dy grupeve kriminale që janë aktive kryesisht në trafikun e drogës dhe me bazë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa konflikti i tyre numëron shumë të vdekur.

Vrasja e parë nisi në Halkidiki, u pasua nga një tjetër më 6 mars, në Çarshi të Shkupit u vranë Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enis Iseni – Llaci.  Tjetra ndodhi në Kosovë, ku u ekzekutua Blerim Daçi duke vijuar ciklin e gjakut mes dy bandave, që përpos drogës duket duket se konkurrojnë edhe për lojrat e fatit dhe gjobëvënie. 39-vjeçari, i njohur me pseudonimin “Oki” dhe me aktivitet biznesi në vendlindje, dyshohet se ishte një nga drejtuesit e një prej dy grupeve kriminale. Korrikun e kaluar ai kishte udhëtuar në Halkidiki për pushime me katër persona të tjerë: gruan, një mik dhe një çift tjetër miqësor.

Ndërkohë që në Facebook e kishin lajmëruar vrasjen e Okiut, pasi kishin nxjerrë një foto të tij me një kryq të kuq përsipër, ku si mbishkrim ishin fjalët: Së shpejti! 

Por me kapjen e 33-vjeçarit, duket se gjakmarrja ka ndalur./ZËRI

Poll

MOS HUMB