
Seks me minorene
DIVJAKË – Një 35-vjeçar në Divjakë u arrestua nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene vetëm 14 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga 35 vjeçarin, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë së Divjakës.
Ndërsa në Fier një 17-vjeçar u procedua në gjendje të lirë, pasi një 17-vjeçare e ka akuzuar se ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia vijon hetimet./ZËRI/
Poll