
Akademia e Shkencave ka nisur strukturimet e saj. Mësohet se ASH ka shkarkuar drejtorët e institucioneve në gjysmën e mandatit dhe ka emëruar të rinj.
Një ditë pasi ka miratuar statutin e ri, Kryesia e Akademisë, e cila drejtohet nga Skënder Gjinushi i hapi rrugë ndryshimeve, duke zhbërë vendimet për drejtues, të bëra me zgjedhje, raporton News 24.
Kështu, mbështetur në dispozitën kalimtare te Statutit të Akademisë së Shkencave miratuar nga Asambleja për caktimin e drejtuesve të përkohshëm të instituteve dhe Qendrës e Studimit të Arteve vendosi që akademiku Adem Bunguri të caktohet drejtor i Institutit te Arkeologjisë, Prof. dr. Hamit Kaba caktohet drejtor i Institutit të Historisë, Akad. Valter Memisha caktohet drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Prof. asoc. dr. Olsi Lelaj caktohet drejtor i Institutit të Antropologjisë dhe Akad. asoc. Stefan Çapaliku caktohet drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve./ZËRI/