Aktualitet

“Më merrte kontraceptivë”, 12-vjeçarja që abuzohej nga djali i njerkut: Nxirreni nga burgu

E mitura dëshmon se ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa 29-vjeçari i blinte hape që të mos mbetej shtatzënë. Ajo përplaset dhe me nënën të cilën e akuzon për futjen në burg të të riut

E.K
“Më merrte kontraceptivë”, 12-vjeçarja që
Nena dhe e mitura

POGRADEC- Detaje shokuese janë bërë publike nga ngjarja e ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 29 vjeçar abuzonte me një 12 vjeçare prej 2 vitesh dhe që të mos mbetej shtatzanë ai i jepte kontraceptivë që 10 vjeç. Ata jetonin në një shtëpi së bashku, pasi nëna e të miturës, dhe babai i djalit ishin në një bashkëjetesë së bashku.

E mitura, pranon për Fiks Fare, se pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, 29-vjeçari e detyronte që të pinte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzënë. Në prani të së ëmës e mitura flet për familjen e djalit, ku sipas saj i ati dhe vëllai i tij e dinin marrëdhënien e tyre.

12 vjeçarja shfaqet e mërzitur me të ëmën për shkak të denoncimit që kjo e fundit ka bërë, pasi sipas saj djali nuk duhet të shkonte në burg. Edhe pse gjatë bisedës pranon se 29 vjeçari ishte bërë shpesh herë pengesë për të mos shkuar në shkollë, duke qëndruar me të e mbyllur në dhomë.

Kjo gjë ka sjellë edhe problemet shëndetësore për të miturën gjë që e ëma i ka vënë re, pasi shpesh ajo mungonte në shkollë nga dhimbjet e barkut.

“Ne e mbyllnim derën, e mbanim derën mbyllur me çelës, babai dhe vëllai i tij e kishin kuptuar diçka. E vëllai e kishte pyetur, çfarë e ke atë, dhe ky i kishte thënë që të mbante gojën mbyllur. Mungoja ndonjëherë në shkollë, nuk mendoj se është nevoja që të shkoj të vizitohem, ai më merrte hape mua, për ta hedhur, hape që pihen pas 48 orësh. Nëse mendoni shumë për mua ju lutem nxirreni nga burgu, një javë nuk shkova në shkollë, se doja të rrija me të”, thotë e mitura.

 

Në shkollën ku 12 vjeçarja mësonte, nëndrejtoresha tregon se ajo prej disa ditësh nuk ka shkuar në shkollë, madje nuk ka asnjë informacion se ku është.

“Kam telefonuar disa herë të ëmën nuk më është përgjigjur, nuk e di fare pse s’ka ardhur dhe ku është”, thotë nëndrejtoresha. Ndërkohë në momentet që flasim vajzës nuk i është bërë ende një eksperizë mjekoligjore.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB