Aktualitet

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim Gazment Canajn, ish-zyrtar i Kadastrës

Canaj rezulton se ka shpërndarë ushqime dhe ka ofruar përfitime të paligjshme në kërkim të votave

E.K
Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim Gazment Canajn,
SPAK

TIRANË- Gazmend Canaj, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se Canaj ka ofruar para disa qytetarëve që të votonin për subjektin politik që ai mbështeste, në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ai ka mbajtur post të specialistit në Kadastër, dhe duke shfrytëzuar pozitën e tij ka premtuar favore.

Bazuar në përgjimet telefonike dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për këtë shkelje të Canajt, ai u ka dhënë ushqime shtetasve G. K. dhe E. G. dhe u ka ofruar përfitime të paligjshme shtetasve S. K., R. C. dhe F. R., kundrejt votës së tyre dhe të afërmve të tyre.

Njoftimi i SPAK:

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 10.01.2024 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.116/1 viti 2022 në ngarkim të pandehurit:

Gazmend Canaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328  i Kodit Penal.

Nga analiza një e nga një dhe në unitet të provave të administruara gjatë hetimit (përgjimet telefonike dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale) provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se, i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personave të ndryshëm përfitime ekonomike që ata të votojnë në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik që Gazmendi mbështeste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në qarkun e Tiranës, të datës 25 prill 2021.

Rezulton e provuar se i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar dhe dhënë ushqime shtetasve G. K. dhe E. G. si dhe ju ka ofruar përfitime të paligjshme shtetasve S. K., R. C. dhe F. R., kundrejt votës së tyre dhe të afërmve të tyre, në favor subjektit politik që Gazmendi mbështeste.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

Poll

MOS HUMB