Aktualitet

Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, disa të shoqëruar në Vlorë

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i dënuar për vrasje

E.K
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, disa të shoqëruar në
Gezim Sinomati

VLORË- Disa persona janë shoqëruar në Vlorë, në lidhje me atentatin me snajper ndaj të riut Gëzim Sinomati. Sinomati u vra në datën 7 Janar teksa kishte dalë në ballkonin e banesës së tij për të konsumuar cigare.

Burime bëjnë me dije për Zërin se janë ushtuar kontroll në më shumë se 20 banesa, ndërkohë që nuk dihet ende nëse personat e shoqëruar kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen.

Si ndodhi vrasja

Sa i takon atentatit të mbrëmjes së të dielës (7 Janar), ai ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa lëvizjet e viktimës ishin mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh, pas kthimit të tij në atdhe. Në momentin e ekzekutimit në rrugën pranë banesës nuk ka pasur energji elektrike, ndërkohë që mjeti i përdorur nga autorët u gjet disa minuta pas ngjarjes i djegur. Pavarësisht kontrolleve të shumta, pjesë e të cilave u bë dhe reparti i RENEA, policia e Vlorës dështoi që të binte në gjurmët e autorëve, që tronditën qetësinë dhe sigurinë e qytetit në këtë fillimvit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB