Aktualitet

Prezantohej si polic dhe u merrte para punonjëseve të seksit, AMP arreston një person në Tiranë

Pasi kryente marrëdhënie seksuale me to, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim që t’i arrestonte. 

f.t
Prezantohej si polic dhe u merrte para punonjëseve të seksit, AMP
foto ilustruese

TIRANË-Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një qytetar, i cili prezantohej si efektiv policie dhe u zhvaste shuma parash vajzave dhe grave që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Mësohet se i arrestuari fillimisht linte takime me vajzat, të njohura si eskorta, pasi bisedonte me to në rrjetet sociale. Pasi kryente marrëdhënie seksuale me to, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim që t’i arrestonte. Më pas, ai u kërkonte shuma parash në formë gjobvënie, që të mos i prangoste.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB