
FOTO ILUSTRUESE
SHKODËR-Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi në lokalin ku ishte kamerier, ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare, kliente. 31-vjeçari, Gjergj Dedushi u arrestua nga blutë menjëherë pas kallëzimit të bërë nga e reja.
Njoftimi i policisë:
Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër.
/ZËRI
Poll