
FUSHË-KRUJË-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin Milot-Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në autostradë, ku një trailer ka goditur për vdekje një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend. Viktima është identifikuar si Hamit Gabi, 65 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/ZËRI