Aktualitet

SHERRI me thika/ Zbardhen mesazhet e vjehrrës së ministres Ibrahimaj me Eri Koshajn: I paske sharë Delinën

Nëna e Andri Ibrahimaj i shkruan drejtorit të ATK-së me pretendimin se po pyeste për ofertat e festave të nëntorit, por Koshaj e informon direkt se i biri e ka plagosur me thikë. Kjo e fundit interesohet me të birin për të mësuar anën e tij të historisë. 

k.m.
SHERRI me thika/ Zbardhen mesazhet e vjehrrës së ministres Ibrahimaj
Delina dhe Andri Ibrahimaj

TIRANË- Zbardhen mesazhet e shkëmbyera mes vjehrrës së ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, Teuta Rino (Ibrahimaj) dhe Eri Koshaj, ish-drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Mesazhet mes tyre janë shkëmbyer fill pas plagosjes së Koshajt nga djali i saj, Andri Ibrahimaj. Sipas fotove të siguruara nga "Newsbomb", më 20 nëntor nëna e Andri Ibrahimaj i shkruan drejtorit të ATK-së me pretendimin se po pyeste për ofertat e festave të nëntorit, por Koshaj e informon direkt se i biri e ka plagosur me thikë. Kjo e fundit interesohet me të birin për të mësuar anën e tij të historisë. 

Teuta Rino: Djali si je? Ke ndonje te re nga puna? Si janë ofertat e festave të nëntorit dhe cilat ditë janë?

Eri Koshaj: E reja është që Andri më gjuajti me thikë sot! Nuk e kuptoj gjithë këtë mllef.

SHERRI me thika/ Zbardhen mesazhet e vjehrrës së ministres Ibrahimaj

Sapo Koshaj i hap bisedën, Teuta Ibrahimaj futet në bisedë dhe nis të pyesë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive për atë që kishte ndodhur dhe më pas i përmend emrin e një tjetër personi, i cili rezulton gjithashtu i plagosur dhe ai. Në një moment, Teuta nis të 'hulumtojë' për shkakun e sherrit, duke dyshuar se mos Koshaj i ka ofenduar të shoqen, asokohe ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.  

"Ai sot do nisej me punë jashtë. Ronin e takova dhe nuk më tha gjë fare në drekë. Mos i keni sharë Delinën se vetëm për të bën sherr ai? Bobo, po pse moj zemër bëni fjalë me njëri-tjetrin. Ne prindërit jemi si vëlla e motër, ju??? Bobo sa më shqetësove. Po unë ty të kam shpirt. Të ka dëmtuar? Zemër të kërkoj falje për ç'ka ka ndodhur. Ju jeni vëllezër zemër,"- është një nga mesazhet që Teuta Ibrahimaj i dërgon Eri Koshaj, e mesa duket e verifikon situatën e krijuar me të birin. 

SHERRI me thika/ Zbardhen mesazhet e vjehrrës së ministres Ibrahimaj

"Fola me çunin. Ishte gozhdë e jo thikë, por i kishe sharë gruan o bir. Kush të falë për gjëra të tilla. Aq më tepër që ajo të ka ndihmuar. Gjithsesi harrojini këto gjëra. Ti e di që unë të kam si çunin tim edhe ty,"-i shkruan ajo në tentativë për të shuar gjakrat. 

SHERRI me thika/ Zbardhen mesazhet e vjehrrës së ministres Ibrahimaj

Ngjarja ka ndodhur më 20 Nëntor 2023, e më datë 29 Teuta i shkruan sërish Koshajt. 

"Zemër si je? Kam qenë merak për ty. Të lutem mbylle këtë histori të hidhur për të dy palët. Ju duhet të jeni vëllezër e jo armiq. Të puth fort,"-shkruan ajo. 

Megjithatë Koshaj duket se ka qenë i qartë dhe i vendosur, duke e denoncuar ngjarjen dhe materialet hetimore proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës me datën 4 Dhjetor 2023. Megjithatë, përgjatë dy javëve nëna e Andri Ibrahimaj dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë vazhdimisht me "këshillime" ndaj Eri Koshaj, që ai të mos e bënte kallëzimin. 

SHERRI me thika/ Zbardhen mesazhet e vjehrrës së ministres Ibrahimaj

SHERRI me thika/ Zbardhen mesazhet e vjehrrës së ministres Ibrahimaj

"Biro po si ka mundësi të sillesh me mua në këtë mënyrë. Çfarë kërcënimesh të kam bërë unë ty mor djalë, që të kam trajtuar si çunat e mi? Sinqerisht nuk mendoja kurrë dhe nuk besoj që ti je Eri, djali i mikut tim, që kam dashur me gjithë zemër. Gjithsesi flm,"- shkruan sërish Teuta Ibrahimaj. Këtij mesazhi, Koshaj i përgjigjet me këto fjalë: Teuta po patët mundësi mos më shqetësoni më! E kam harruar këtë histori të shëmtuar, e ajo e falenderon dhe i shkruan se edhe ajo e ka harruar gjithë skenën e sherrit me thikë.

Çfarë ka ndodhur mes tyre?

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Pashko”, pranë “Pazarit të Ri” në kryeqytet, në orët e mbrëmjes së datës 21 nëntor të vitit të kaluar. Andri Ibrahimaj i kishte zënë “pritë” Koshajt dhe pas përplasjes verbale, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në pjesën e shpinës, siç thuhet edhe në raportin mjekoligjor. Sipas dosjes së publikuar në media, Andri Ibrahimaj donte të dorëhiqej Koshaj në mënyrë që në vendin e tij të vendosej një miku i vet. Në një reagim për ngjarjen, Brahimaj konfirmon që kjo gjë ka ndodhur por shton se nuk ka lidhje me funksionin e saj si Ministre dhe se nuk ka ndodhur në zyra shtetërore. Ajo gjithashtu thekson se i vetmi ndikim që ka pasur, ka qenë që ka mundësuar që bashkëshorti i saj të mos e kallëzonte Koshajn dhe se ky i fundit nuk është shkarkuar nga detyra pas konfliktit./ZËRI

Poll

MOS HUMB