Aktualitet

VIDEO/ Atentat me armë shqiptarit në Bruksel, ja momenti kur autori i maskuar qëllon drejt lokalit

Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, një burrë me kapuç ka ecur drejt tarracës, ka kaluar para viktimës, është kthyer dhe më pas ka qëlluar katër herë, duke përfshirë dy herë në kokë.

k.m.
VIDEO/ Atentat me armë shqiptarit në Bruksel, ja momenti kur autori i
Pamje nga atentati

BRUKSEL- Një 44-vjeçar shqiptar Agustin Kaza është qëlluar me armë zjarri në tarracën e një kafeneje shqiptare mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. Lajmi është konfirmuar nga Policia, Bruksel-Veri. Nga të dhënat e deritanishme, shqiptari është në rrezik për jetën.

MOMENTI ME VIDEO: 

Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, një burrë me kapuç ka ecur drejt tarracës, ka kaluar para viktimës, është kthyer dhe më pas ka qëlluar katër herë, duke përfshirë dy herë në kokë. Më pas, u largua nga vendi i ngjarjes. Deri më tani, autori nuk është vendosur në pranga.

Mediat belge raportojnë se aktualisht janë ngritur grupet hetimore nga ana e autoriteteve belge, ku pistat kryesore janë për larje hesapesh mes grupeve të drogës. Por gjithashtu nuk përjashtohet mundësia se vrasja është kryer për hakmarrje nga një vrasës me pagesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB