BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vajkal, në Bulqizë, ku një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë gjahu. Sipas të dhënave parpaprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00. Dyshohet se autori ka qëlluar me çifte, pasi ka parë se një tokë të mbjellë kishte hyrë një kafshë e egër.
Pas të shtënave me armën e gjahut, u konstatua se ishte plagosur një person. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Bulqizës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autoritet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa pritet që policia të japë informacion zyrtar./ZËRI