Politikë

Qeveria do të pezullojë ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë, çfarë përfshin ligji i ri: Ndalohen gardhet...

Ndërkohë në një ndryshim tjetër thuhet se edhe yjet e hoteleve do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

F.I
Qeveria do të pezullojë ndërtimet në sezon, gjobë deri
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në seancën e 16 korrikut, Partia Socialiste prezantoi një projektligj të ri për turizmin, i cili parashikon pezullimin e të gjitha punimeve të ndërtimit në zonat bregdetare gjatë sezonit veror. Ligji i ri u propozua nga kreu i grupi parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili u shpreh në Kuvend se me anë të këtij projektligji do të garantohet cilësi më e lartë ndaj turistëve në Shqipëri. 

Në draftin e firmosur nga Balla, thuhet se përmes VKM-së së pezullimit duhet të përcaktohen zonat konkrete, llojet e punimeve që ndalohet gjatë sezonit dhe periudhën e saktë apo oraret e ndalimit. Kriteret do të vlejnë edhe për lejet e dhëna përpara hyrjes në fuqi të ligjit. Kushdo që e shkel pezullimin mund të përballet me gjoba deri në 20 mijë euro.

"Këshilli i Ministrave mund të urdhërojë pezullimin e punimeve të ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit turistik, për të garantuar zhvillimin e qetë të tij. I njëjti rregull vlen edhe për aktivitetet e tjera të lidhura me punimet e ndërtimi, në rast se
ato zhvillohen në këtë brez dhe ndikojnë në sezonin turistik,"-thuhet në dokument.

Qeveria do të pezullojë ndërtimet në sezon, gjobë deri

Sa i përket ndërtimeve në stacion plazhi, subjekti duhet të garantojë aksesin e lirë, të pandërprerë dhe lëvizjen e lirë të publikut drejt bregut të detit, përgjatë vijës bregdetare dhe ndërmjet hapësirave publike të plazhit. Në draft thuhet se ndalohet vendosja e gardheve, mureve, barrierave apo e çdo pengese tjetër fizike, të përhershme ose të përkohshme, që kufizon ose pengon këtë akses dhe lëvizje.

Në dokumet thuhet se çdo subjekt që kërkon të ndërtojë një hotel apo strukturë tjetër akomoduese duhet të marrë fillimisht një certifikatë paraprake kategorizimi. Pa këtë dokument nuk mund të miratohet leja e ndërtimit. Ndërkohë në një ndryshim tjetër thuhet se edhe yjet e hoteleve do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese duhet të regjistrojnë elektronikisht klientët. Të dhënat do të përfshijnë numrin e vizitorëve, netët e qëndrimet, shtetësinë dhe rezidencën, gjininë dhe moshën.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB