
LUSHNJE- Qendra tregtare “Metropol” në Lushnje është përfshirë nga flakët. Kati i tretë i godinës është përfshirë nga zjarri, ndërsa brenda raportohet se ka ende klientë dhe punonjës të bllokuar. Zjarri ka rënë rreth orës 14:40, e menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, të cilat po merren me evakuimin e personave që ndodhen brenda godinës. siaps raportimeve, disa të asfiksuar janë transportuar me urgjencë në spital.
Nga pamjet e para që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, duken momentet kur qytetarët kanë dalë duke u varur nga dritaret e godinës në mungesë të shkallëve të emergjencës. Deri më tani është bërë i mundur evakuimi personave në një krah të godinës, por në këtë qendër tregtare ka edhe apartamente ku jetojnë njerëzit. Kështu që po punohet edhe për shpëtimin e tyre.
-
Qytetari zbret duke u vrarur jashtë godinës
25 Dhjetor, 14:58
Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka nisur nga tubat e ajrimit, ku janë djegur kabujt elektrik. Ky defekt dyshohet se ka shkaktuar zjarrin, por mbetet që ky version të verifikohet nga zjarrfikësit, të cilët do nisin nga hetimet pasi të kenë shuar flakët.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare "Metropol" në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
vijon...