
Pamje nga Lushnja
LUSHNJE- Kati i tretë i një qendre tregtare është përfshirë nga flakët në Lushnjë. Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës, në momentin kur brenda qendrës tregtare kishte ende njerëz. ZËRI ka siguruar pamje nga momenti kur disa prej tyre, të frikësuar nga tymi dhe flakët, po përpiqen të dalin nga dritaret.
Në vendngjarje është policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, që po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit./ZËRI
Poll