
TIRANË- Prej orëve të paradites së sotme, dyqanet e One kanë ulur qepenët, pasi dyshohet se kanë rënë pre e nje sulmi nga grupi i hakerave “Homeland Justice”. Në faqen në Telegram, grupi i hakerave ka shkruar:
“Hakerohet kompania më e madhe e telekomit në Shqipëri. "One Albania" është në duart tona. Ne thamë mos i bëni njerëzit viktima të dëshirave tuaja. Shihni mesytë tuaj për të kuptuar më thellë”.
Burime bëjnë me dije për Zërin se përmes një urdhëri të brendshëm të gjitha dyqanet e ONE janë mbyllur paraditen e sotme, për shkak se nuk kanë pasur sistem. Nga ana tjetër jashtë shërbimit është edhe numri që është në dispozicion nga kompania për ankesat e klientëve.

Grupi i hakerave pretendon se të njëjtin fat si ONE ka pasur edhe Air Albania, faqja e kompanisë ajrore.
/ZËRI