Aktualitet

'Homeland Justice' hakeron Parlamentin, kërcënimi: Deputetët e korruptuar do të shkatërrohen

Pasi kanë publikuar një video, ku pretendojnë se kanë mundur që të futen në faqen zyrtare dhe të vjedhin të dhënat, kanë përcjellë edhe një mesazh kërcënues.

k.m.
'Homeland Justice' hakeron Parlamentin, kërcënimi:
Foto ilustruese

TIRANË- Grupi i hakerave iranianë 'Homeland Justice' kanë kërcënuar edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Pasi kanë publikuar një video, ku pretendojnë se kanë mundur që të futen në faqen zyrtare dhe të vjedhin të dhënat, kanë përcjellë edhe një mesazh kërcënues. Sipas tyre, deputetët e korruptuar do të "shkatërrohen". Por deri më tani nuk kanë publikuar asnjë detaj. 

"Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm do zbulohet para çdo kërkuesi të së vërtetës,"-shkruhet në postimin e bërë në Telegram.


Por lidhur me pretendimet e grupit të hackerave nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kuvendi. Deri më tani, 'Homeland Justice' pretendojnë se kanë hakeruar edhe kompanitë "One" dhe "Air Albania"./ZËRI

Poll

MOS HUMB