Aktualitet

Pas skandalit me faturat e Beqajt, Ermal Mamaqi nxjerr në shitje restorantin

Restoranti, emri i të cilit u përmend në dosjen e SPAK, si një prej "lavatriçeve" të parave nga Ermal Kurtuaj është nxjerrë në shitje.

k.m.
Pas skandalit me faturat e Beqajt, Ermal Mamaqi nxjerr në
Ermal Mamaqi

TIRANË- Biznesi "Me'NAM" duket se nuk iu përmbajt emrit, por dështoi! Restoranti i aktorit/moderatorit dhe së fundi "motivational speaker", Ermal Mamaqit ka dalë në shitje! Restoranti, emri i të cilit u përmend në dosjen e SPAK, si një prej "lavatriçeve" të parave nga Ermal Kurtuaj është nxjerrë në shitje. Siç duket edhe në njoftimin e mëposhtëm, në adresën e kompanisë së "Real Estate", në shitje është restoranti "ME NAM", me kapacitet për 130 persona dhe investim rreth 300 mijë euro. 

"Shitet vetëm biznesi jo prona, jo njësia, jo fizikisht. Prona është qera nga këta që e kanë investuar. Ti që do shkosh do paguash qera 4 mijë euro në muaj. Është 300500 euro investim, restoranti është gati për t'u dhënë, për t'u punuar. Mund të nisni direkt nga puna. Stafi është larguar për momentin, kanë pak ditë që kanë ikur dhe është mbyllur restoranti. Si xhiro mujore, shkon në 35-38 mijë euro në muaj, mesatarisht,"-ka bërë me dije agjentja e shitjes në një bisedë telefonike për ZËRI.

Pas skandalit me faturat e Beqajt, Ermal Mamaqi nxjerr në

Pas skandalit me faturat e Beqajt, Ermal Mamaqi nxjerr në

"ME'Nam" është një restorant që me gjasë e keni të dëgjuar për shkak se është përmendur edhe në dosjet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK e ka të vërtetuar se në të paktën 3 raste ky restorant ka lëshuar fatura fiktive për llogari të Kurtulajt. Megjithatë, në bilancin vjetor për vitin 2022, biznesi ka grumbulluar 22 milionë lekë të vjetra xhiro vjetore.

Pas skandalit me faturat e Beqajt, Ermal Mamaqi nxjerr në

Se sa reale është kjo shifër, nuk dimë të themi, pasi ZËRI zbardhi në dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe vartësve të tij, se një nga skemat që përdorte ‘grupi” është ajo e faturave fiktive, siç është dhe rasti i restorant me “Me Nam”, i cili rezultoin të ketë administrator shtetasin Fisnik Fili. Ky i fundit, në bashkëpronësi me Ermal Mamaqin, personazh i njohur për publikun, si artist, moderator dhe këngëtar, janë aksionerë të barabartë me nga 50% në restorant. 

Rezulton se “Me Nam” ka lëshuar tre fatura kundrejt “AS TEK IPA, ITALI-MALI I ZI”, drejtor i kësaj shoqërie rezulton se është shtetësja Genola Velo, e cila po ashtu është pjesë e Agjensisë së Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës”, pjesë e së cilës është dhe ish-ministri Ilir Beqaj. Rezulton se faturat fiktive janë lëshuar nga Fisnik Fili, por që në të vërtetë i përkasin restrant “Gzona” tek Kalaja e Tiranës. Lëshimi i këtyre faturave fiktive është bërë me qëllim që të fshihet fakti që Ilir Beqaj është pronar i “Gzona-s”.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Pas skandalit me faturat e Beqajt, Ermal Mamaqi nxjerr në

Megjithatë, pavarësisht se ishte SPAK ai që përmendi me emër restorantin dhe ortakun e tij, Mamaqi e cilësoi lajm të rremë përfshirjen e tij me ish-ministrin Beqaj, duke pretenduar se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe se nuk është pjesë e asnjë skeme pastrimi parash.

"Përshëndetje të gjithëve! Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi, dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtëpredrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete. Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet,"-shkruante Mamaqi ndër të tjera.

Por edhe pse u distancua nga dosja e SPAK, rreth 2 muaj më vonë ka vendosur që të shesë biznesin, e për më tepër, deri më tani nuk e ka përmendur në postimet e tij në rrjetet sociale ku numëron 1.2 milionë miq, shifër që e liston tek personat më të ndjekur në Shqipëri. Lëvizje kjo që ka ngritur pikëpyetje, a ka dështuar biznesi i Mamaqit, apo thjesht do të shkëpusë lidhjet me çështjen në SPAK?/ZËRI

Poll

MOS HUMB