
GREQI- Zbulime të reja për vrasjen e tmerrshme të Georgia Muratit nga partneri i saj në natën e ndërrimit të viteve kanë dalë në dritë pas zbardhjes së krimit. Protothema ka siguruar pamjet nga vedi ku u hodh kufoma e shqiptares shtatzënë. Partneri së bashku me mikun e tij, hodhën trupin e pajetë të 41-vjeçares në një zonë të shkretë mes Nea Triglia dhe Galatista.
Sipas asaj që dyshohet se ka rrëfyer shoku i partnerit të saj, greku e ka vrarë 41-vjeçaren dhe i ka kërkuar që ta asgjësojë trupin e saj, duke e çuar me makinën e tij në një vend të shkretë.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundi pas divorcit me 39-vjeçarin. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh. Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me një thikë në qafë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI