
GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 41-vjeçares shqiptare në Selanik, Georgia Murati. Burime për Protothema, raportojnë se partneri i 41-vjeçares dhe miku i tij fillimisht i zunë pritë kur ajo hyri në shtëpi.
Sipas të njëjtave informacione, i pari që ka sulmuar 41-vjeçaren shtatzënë ka qenë shoku i partnerit, i cili mbante 41-vjeçaren nën kërcënimin e thikës, ndërsa partneri i saj i ka vënë prangat dhe i vendosi shirit mbi gojë. Tmerri për shqiptaren vazhdoi në dhomën e gjumit të shtëpisë, ku dy burrat e kanë goditur me thikë disa herë majtas e djathtas në qafë, duke bërë që ajo të humbi jetën.
Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI