
KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 29-vjeçarin Kledi Tirollari, i cili akuzohet se ka abuzuar me një të mitur. Terolli para trupit gjykues ka mohuar akuzat se ka abuzuar seksualisht me 12-vjeçaren.
"Nuk bëra seks me 12 vjeçaren, e kam motër” -deklaroi në gjykatë Kledi Tirollari.
Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë ndërsa ka qenë 12-vjeçarja, e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me 29-vjeçarin. E ëma e vajzës bashkëjetonte me të atin e të akuzuarit prej dy vitesh. Por vetëm pasi ishin ndarë e kishte denoncuar rastin e të bijës.
Ndërkohë edhe Istref Tirollari ka mohuar akuzat se djali i tij, Kledi Tirollari, ka abuzuar seksualisht me vajzën e ish-bashkëjetueses së tij. Në një prononcim për mediat, babai pranon se ka qenë i lidhur me nënën e 12-vjeçares, por mohon që i biri të ketë fjetur në një dhomë me vajzën e saj. Sipas tij akuzat janë bërë nga ish-partnerja e tij si hakmarrje pas ndarjes mes tyre.
"Unë kam tre djem, të cilët punojnë e jetojnë në Greqi, përfshi dhe Kledin. Unë kam filluar bashkëjetesën me Mirela Bosin pa dijeninë e djemve. Kur është kthyer nga emigracioni Kledi, i kam bërë me dije se unë bashkëjetoj me një grua që ka një vajzë. E mirëpriti dhe me tha se vajzën do e konsiderojme si motrën tonë. Vajza flinte me nënën e saj dhe jo me djalin. Djali nuk ka patur marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetesues. E gjithë kjo erdhi pas grindjeve tona dhe largimit të saj nga shtëpia. Kur është larguar, na ka kërcënuar kur tha: ‘Do ta shihni se çfarë do t’u bëj!"-u shpreh babai i 29-vjeçarit Kledi Tirollari.
Gjithashtu në dosjen e prokurorisë sipas avokatit Denis Mekolli nuk ka një akt mjekoligjor për të vërtetuar akuzën. Avokati shprehet se nëna e vajzës e ka denoncuar këtë rast për shkak të grindjes me bashkëjetuesin, që është edhe babai i 29-vjeçarit.
"Nuk ka pranuar autorësinë, pretendon se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, bashkë me nënën që ishte në lidhje martesore me babain e tij. Deri në këto momente sështë kryer akti i ekspertimit mjeko ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë mase sigurimi personal sepse nuk provohet. Jemi para deklarimeve të nënës së të miturës, nuk ka asnjë provë konkrete. Rasti është denoncuar 2-3 ditë më parë, ka patur problematikë me të atin e të ndaluarit, pas kësaj është bërë edhe kallëzimi në polici,"-u shpreh avokati Denis Mekolli.
Vajza e mitur thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për t’u martuar kur ajo të rritej. Sipas saj marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin por pa dijeninë e nënës. Pas denoncimit e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marë në pyetje disa herë nga psikologia/ZËRI