Aktualitet

E vrau partneri dhe e fshehu në baule, mikja e Muratit tregon detaje: Kishte frikë prej tij

Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me një thikë në qafë.

k.m.
E vrau partneri dhe e fshehu në baule, mikja e Muratit tregon detaje:
Georgia Murati dhe partneri

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptares shtatzënë në Selanik. Një mikeshë e 41-vjeçares Georgia Murati për TV ANT1, e cila pohoi se mikja e saj pretendonte se partnerin e kishte 'nervoz' dhe kishte frikë prej tij.

“I kisha thënë që nuk më pëlqen ky njeri dhe ishte keqkuptuar,”- tha shoqja e Gjeorgjisë fatkeqe dhe vazhdoi duke përmendur se “shoqja e saj kishte turp të na tregonte disa gjëra, por kishte raste që na thoshte se kishte frikë dhe se ishte nervoze, por pak më vonë shtonte ndonjë fjalë të tipit “ndoshta e ka çështje momenti.”

Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me një thikë në qafë. Përveç partnerit së 41-vjeçares, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit. Që në momentin e parë, partneri i Georgias u përpoq të devijonte hetimet e Autoriteteve, duke pretenduar se gruaja i kishte dërguar një mesazh./ZËRI

Poll

MOS HUMB