
TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë makinën e përdorur nga autorët në atentatin e dështuar ndaj Zamir Kalimit duke u djegur në zonën e Bërzhitës, pak minuta pas ngjarjes. Pasi qëlluan me breshëri kallashnikovi Kalemin, autorët u larguan me shpejtësi, dogjën makinën dhe u "zhdukën". Makina rezulton me targa të vjedhura, ndërsa është dërguar për ekspertim me shpresën e gjetjes së ndonjë gjurme që mund të çojë drejt autorëve të ngjarjes.
Pavarësisht se zona u rrethua, Policia nuk arriti të bjerë në gjurmët e tyre, ndërsa atentatorët mbeten ende mister, po ashtu dhe urdhëruesi i atentatit që zgjoi dhe njëherë “frikën” për nisjen e një vale të re hakmarrjeje. Zamir Kalemi është një i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili dyshohet se është ekzekutuar me urdhër të biznesmenit Edmond Papa, gjithashtu i ekzekutuar. Për vrasjen e Papës u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo, ndërsa u shpall në kërkim Andrea Bode. 40-vjeçari është ortak me të vëllain Andrea Kalemi, në firmën "Shiza Kalemi" në qytetin e Memaliajt, pranë Tepelenës, për shitje me pakicë dhe shumicë produktesh, restorante, pika servisi, parkingje, lavazhe, hotele, etj./ZËRI