Aktualitet

DETAJET/ Si i kontaktonte tutorja 'Lorela' nxënëset e shkollave, çfarë panë fqinjët në shtëpinë e saj

Lorela është prezantuar në lagje si estetiste.

f.t
DETAJET/ Si i kontaktonte tutorja 'Lorela' nxënëset e
Lorela Kapaj

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga grupu i trafikimit të vajzave të mitura në Greqi, ku mes tyre është përfshirë edhe një grua shqiptare. Roli kyç ishte ai i 31-vjeçares shqiptare e quajtur Lorela Kapaj, e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente "klientë" nga duke marrë një përqindje të tarifave. 

Burime për Protothema bëjnë me dije se disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës. Sipas një banori të zonës, që prej verës në banesën e Lorelës vinin vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.

Lorela është prezantuar në lagje si estetiste dhe ka lënë takime në shtëpinë e saj me “kliente” të mitura të shfrytëzuar më pas për prostitucion.

“Vajza ka një djalë. E kam parë ta sjellë këtu. E sjell dhe ia çon edhe mamit... Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di sa vjeç ishin. Gjithsesi ishin të vegla. Patjetër nën 18 vjeç. Kisha parë dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit,"- thotë banorja e Colonos ndërsa tregon se në banesën e katit të dytë bashkë me Lorelën jetonte partneri i saj i arrestuar disa vite më parë për një drogë.

“Edhe partneri i saj ka jetuar këtu. Por ai u arrestua për drogë 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët. E pashë në televizor dhe u mahnita”, thekson ajo.

31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua dje në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës. Nga hetimet ka rezultuar se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti. Tutori i dytë është një 34-vjeçar, shok i shqiptares Lorela K., i cili kishte rënë në kontakt gjithashtu me të miturën 15-vjeçare dhe një shoqe të saj 17 vjeçe në prill të vitit 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB