
TIRANË- Vdekja e 3-vjeçarit Brian, pas ndërhyrjes në klinikën dentare ‘Splendent’, ka shkaktuar një furtunë reagimesh në rrjet, ku shumë prej komentuesve janë prindër që mund të jenë përballur me situata të ngjashme. Ka dhjetëra komente në drejtim të mjekëve Roland dhe Ina Xhaxho, të cilët reklamonin në rrjetet sociale të bizneseve të tyre, se për herë të parë realizohej ndërhyrje me anestezi të plotë te fëmijët me probleme dentare. Përveç shumës së majme që kërkohej, rreth 1300 euro në rastin e Brian, prindërit kanë rrëfyer situata të ngjashme dhe për vonesat në daljen e anarkozës.
Ndër të parat që reagoi pas humbjes së jetës së Brian ishte aktorja Eliona Pitarka, e cila rrëfeu rastin e nipit të saj, që për rreth 5 orë nuk i kishte dalë anestezia, pas ndërhyrjes nga mjekët Xhaxho. Ajo u shpreh e penduar se pse nuk e kishte denoncuar rastin asokohe, pasi prindërit e Brian mund të kishin pasur një revieë më shumë për Xhaxhon. Nga ana tjetër një nënë ka denoncuar për portalin JOQ se është ndeshur me një situatë të ngjashme në vitin 2018.
“Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ndodhi me ëngjëllin e vogël, nga ata të paaftë që i dënoftë Zoti, se ndoshta drejtësia nuk ka për të bërë gjë. Doja të ndaja me ju rastin e vajzës sume, ku në 2018 e çovapër ti mbushur dhëmbët, në klinikën me në krye Roland Xhaxhon. Vajza rënkonte nga dhimbjet, u futëm disa herë për të parë çfarë po ndodhte, ata nuk na lejonin dhe na thoshin që të qëndronim në corridor.
Mallkoja veten në ato momente, thoja o zot pse e solla këtu vajzën. Ato ishin praktikante, unë nuk e dija në fillim. Vajza doli nga klinika në gjendje gjumi, dhe më thanë se ishte normale, ndërkohë që pasi e kam çuar në shtëpi, vajzës i është dashur 6 orë që të ngrihej. E telefonva doktorin dhe më tha se ishte një gjë normale, janë dashur ditë që vajza të rikuperohej, falenderoj zotin që ma la dhe nuk ma mori nga duart e atyre të paaftëve. Pagova 600 euro për dhëmbët e qumështit, asaj familje i dhënë Zoti forcë!”, thuhet mes të tjerave në rrëfim.
Një tjetër nënë e shqetësuar shkruan në një koment: Ky doktor qeni edhe fëmijën tim e futi në dorë që të rregullonte dhëmbët por jo që nuk ia rregulloi, por i hoqi 13 dhëmbë krejt të bardha dhe gati, më vdiq djali.
Një tjetër qytetare tregon: 1000 mijë euro më kërkuan mua për vajzën 3 vjeç dhe thanë që mund të rrijë 10 orë në sallë, nuk pranova!
Megjithë komentet e shumë ndjekësve, rasti i Brian mbetet i rëndë dhe kërkon një hetim më të thelluar nga ana e autoriteteve mjekësore dhe prokurorisë.
Gjatë ditës së sotme burime bënë me dije për Zëri.ai se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për mjekër Xhaxho, ndërkohë që janë sekuestruar kartelat mjekësore të Brian, si në klinikën private, ashtu dhe në Pediatrinë e QSUT./Zëri.ai