
TIRANË- Mjeku Roland Xhaxho, i cili është akuzuar për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë nga familjarët e 3-vjeçarit Brian Spahiu, është pyetur mbrëmjen e djeshmje nga Grida Duma, nëse e kishte pasur të mundur që të vazhdonte punën në spital. Në përgjigjen e tij, mjeku Xhaxho tha se ai dhe kolegët e tjerë reanimatorë janë mësuar që të përballen në çdo sekondë të punës së tyre, me raste të rënda, duke nënkuptuar dhe humbjen e jetëve njerëzore.
“Asnjë mjek anestezist, reanimator, që është mësuar me situata të tilla nuk ndodhet në momente të veçanta si mjekët e tjerë. Ne me të tilla gjëra në profesion jemi marrë dhe merremi në çdo sekond’, tha Xhaxho, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e Brian.
Pjesë nga biseda e tyre:
Duma: Doktor, patjetër që ju keni një qasje dhe argumentim tuaj për çështjen. Unë uroj që kjo ngjarje kaq e rëndë të mos mbajë mëkate njerëzore mbi supet e veta. Uroj shumë për këtë dhe dhimbja e prindërve dhe familjarëve është e gjitha e kuptueshme. Unë nuk do të bëj asnjë koment mbi këtë çështje, por kam vetëm një pyetje. Sot i gjithë opinioni publik ka pasur një dhimbje për këtë rast, edhe ju padyshim, por si keni arritur që të vijoni punën sot?
Xhaxho: Unë nuk kam punuar sot. Kam qëndruar i deprimuar sepse jam mjek reanimator dhe jam duke trajtuar të sëmurë të rëndë. Kjo është aq e vërtetë saqë nuk do t’u tregojë pamje direkt nga këtu, por jeta ime dhe jeta e kolegëve të mi, mjek anestezist, reanimator, është që ne të shpëtojmë jetë pavarësisht nga situatat që mund të rrjedhin njëra pas tjetrës.
Duma: Keni pasur frikë që sot në këtë gjendje emocionale tuajn nuk do të ishit në gjendje profesionalisht mirë?
Xhaxho: Joo, mbase shpirtërisht po, por detyra e kërkon të bësh detyrën tënde.
Duma: Se do të kishte qenë një rrezik tjetër në kushtet psikologjike që jeni ju.
Xhaxho: Asnjë mjek anestezistë, reanimator, që është mësuar me situata të tilla nuk ndodhet në momente të veçanta si mjekët e tjerë. Ne me të tilla gjëra në profesion jemi marrë dhe merremi në çdo sekond.