
FIER- Një dramë e vërtetë ka ndodhur në Divjakë, ku një 34-vjeçar u vu në pranga për marrëdhënie me të mitur, pasi ishte martuar (jo ligjërisht) me një 14-vjeçare. Familja e saj ka qenë kundër kësaj martese që ka vijuar prej 10 muajsh, ndërkohë që prindërit e të riut të arrestuar pretendojnë se nuk kanë qenë në dijeni të moshës së vajzës.
Sipas tyre djali nuk e ka ditur që ajo ka qenë e mitur. Ndërkohë në një video që është publikuar nga Piranjat, shihet momenti i arrestimit të 34-vjeçarit, në të cilën dëgjohen britmat e të miturës, e cila kërkon të shkojë në qeli bashkë me të dashurin e saj.
“O Ela, o Ela, po kështu ja shpërblen babit ti moj shpirt”, dëgjohet të shprehet babai i të miturës në video.
VIDEO:
Nëna e nëna e 35-vjeçarit tha dje mes lotësh se vajza ka gënjyer për moshën, duke iu thënë se ishte 17 vjeç.
"Djalit i kishte thënë që është 17 vjeç, djali tha ta dija që ishte 13 vjeç nuk isha martuar me të. Pasi dolën nga shtëpia më thanë që ti mos lëviz, na përcjell djali. Kur del djali nga shtëpia policia e arreston, e kapën çunin dhe e ngjeshën pas rrjetës. Kap djalin, kap nusen, unë u rrëzova më zuri koka në tokë. Nusja shtynte policët i thoshin qërohuni, ç’po bëni kështu. Unë u rrëzova, djali e nusja po më mbanin mua, ata tërhiqnin nusen. Nusen e kanë marrë me forcë. Çuni më mori më futi brenda, ata i ranë derës dhe i mbërthyen djalit. Tani nuk e dimë ku është nusja, disa thonë që është në Tiranë. Nusen e morën mbrëmë sepse mua më kishte marrë ambulanca më kishte çuar në Divjakë. Ma morën çunin, ja përthyen krahët çunit”, shprehet nëna mes lotëve.
Gjithashtu edhe babai i djalit Agim Arapi pohoi se djali i tij ka qenë i martuar me 14-vjeçaren që prej marsit të vitit të kaluar. Sipas tij vajza është martuar me dëshirën e saj dhe përsërit se ajo ka gënjer për moshën, pasi me trup dukej si 20 vjeç.
“E kemi në shtëpi nga 15 marsi i 2023-shit. Dasmën e bëra unë në gusht, mu krijua mundësia thash t’i gëzoja. Siç bëjnë të gjithë prindërit. Prindërit e asaj më thanë s’ke punë me vajzën time ta bësh nuse. Presioni i parë ky. Unë e bëj gëzimin në shtëpinë time. Në atë kohë i bën presion nuses, ajo sëmuret dhe shkon në spital në Divjakë, 4 ditë rresht. Ata në polici. Vjen policia të marrë çunin këtu, çuni në spital e marr në telefon, e marrin pa ditur gjë. Tre herë e kanë thërritur në polici, edhe ne. Nusja ka qëndruar me dëshirë jo me forcë. Ajo tha do vij me ju, kam bërë deklaratë në polici nuk ndahem dhe ramë dakord”, thotë babai i 35-vjeçarit.
/ZËRI