
TIRANË – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë. Një 60-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi përmes mashtrimit ka shitur dy herë një apartament në kryeqytet.
Policia bën me dije po ashtu se ka nisur procedimin penal edhe ndaj njërit prej dy blerësve. Kjo sepse, pasi një nga blerësit ka marrë vesh se apartamenti është shitur dy herë, me vetëgjyqësi ka dëmtuar pllakat e shtëpisë. Çifti, një burrë dhe një grua të moshës 52-vjeçare, kur kanë marrë vesh se shtëpia është shitur dy herë, kanë dëmtuar pronën. Efektivët shprehen se edhe ndaj çiftit nisi një hetim.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin A. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. F., 52 vjeç dhe I. F., 52 vjeç (bashkëshortë). Shtetasi A. M. dyshohet se ka shitur 2 herë një apartament, me anë të mashtrimit, ndërsa shtetasit E. F. dhe I. F., me vetëgjyqësi, kanë dëmtuar pllakat e këtij apartamenti, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit/ZËRI