Aktualitet

Gjunjëzohet grupi i "Zotit të drogës"

Demçe ishte organizatori, ndërsa Costacurta ishte personi që nxorri në pritë Alessio Marzanin.

F.m
Gjunjëzohet grupi i "Zotit të drogës"
Elvis Demçe dhe Matteo Costacurta

ITALI- Grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari Elvis Demçe është dënuar me 52 vite burg në total nga drejtësia italiane. Bosi i mafias shqiptare Elvis Demçe, u dënua me 18 vjet e 6 muaj burg për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative, Matteo Costacurta, i njohur dhe me pseudonimin ‘Princi i Zi’, u dënua gjithashtu me 18 vjet burg. Demçe ishte organizatori, ndërsa Costacurta ishte personi që nxorri në pritë Alessio Marzanin.

Ky i fundit u qëllua me katër plumba në mbrëmjen e 22 tetorit 2020, por mbijetoi. Me 14 vte burg u dënua dhe Alessandro Corvesi, 15 vjet e 6 muaj Daniele Gallarello, një ortak i Demçes dhe 11 vite Marzani. Përfshirja e Corvesit në grupin kriminal u bë kryefjalë e mediave. Ish-lojtari i Lacios, në të kaluarën ka qenë edhe partneri i shoëgirl-it Antonella Mosetti. Në shkurt 2021 ai u arrestua për posedim të kokainës me vlerë 5 milionë euro. Ai kishte bashkëpunuar me Demçen për shumë kohë.

Poll

MOS HUMB