TIRANË- Pasditen e kësaj të hëne u numërua dita e 86-të e protestës kombëtare e cili mbahet prej datës 31 maj, menjëherë pas icidenteve të ndodhura në Zvërnec.
Prej më shumë se dy muajsh qytetarët mblidhen cdo pasdite në sheshin “Skëndërbej” ku më pas nisin marshimin e tyre duke drejt Kryeministrisë me pankarta edhe me thirrje te ndryshem.
Kjo protest ka bërë bashkë grupmosha të ndryshme më një qëllim të përbashkët.
Edhe mbrëmjen e sotme, priten të mbahen fjalime përpara godinës së kryeministrisë nga qytetarë të ndryshëm.
Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI