Aktualitet

Grabitje me dhunë në marketin e Durrësit, policia identifikon 26-vjeçarin (EMRI)

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 15:00, 26-vjeçari Fabio Salillari ka hyrë në ambientet e marketit dhe, nën kërcënim e dhunë, ka marrë paratë që ndodheshin në arkë, duke u larguar më pas nga vendngjarja.

M.K.
Grabitje me dhunë në marketin e Durrësit, policia identifikon
marketi ne durres

DURRËS- Një market në lagjen nr. 17 të Durrësit është grabitur mesditën e sotme, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 15:00, 26-vjeçari Fabio Salillari ka hyrë në ambientet e marketit dhe, nën kërcënim e dhunë, ka marrë paratë që ndodheshin në arkë, duke u larguar më pas nga vendngjarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Pas njoftimit për grabitjen, shërbimet e Policisë së Durrësit kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur veprimet hetimore. Nga këqyrja e provave dhe informacionet e mbledhura, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin e 26-vjeçarit si autor të dyshuar.

Policia ka nisur kontrollet në zonën përreth me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Salillarit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

"Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. S., rreth 26 vjeç, ku vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB