SHËNGJIN- Një 19-vjeçar nga Kosova me inicialet Sh.S., ka humbur jetën mesditën e sotme në Shëngjin, pasi dyshohet se është mbytur teksa po lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në plazhin e Shëngjinit teksa i riu ka hyrë për t'u larë, por fatqësishtë nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht ndërhyrjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan në mbytjen e 19-vjeçarit.
Njoftimi i policise:
"Shëngjin/Informacion paraprak. Rreth orës 13:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi kosovar Sh. S., 19 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.", njofton Policia./ZËRI