Aktualitet

Nënë e bir u dënuan me burg/ Kërkesa e Prokurorisë: Dy makinat e djalit të pastrueses do t’i kalojnë shtetit

Është kërkuar gjithashtu heqja e sekuestros për llogaritë bankare të Rozeta Dobit dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që u janë marrë.

f.t
Nënë e bir u dënuan me burg/ Kërkesa e Prokurorisë: Dy
Rozeta Dobi dhe djali i saj

TIRANË-Prokuroria e Tiranës, gjatë seancës së sotme, ka kërkuar që dy AMG-të e djalit të pastrueses, që dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura në banesën e Alda Klosit, t’i kalojnë shtetit. Gjithashtu është kërkuar gjithashtu heqja e sekuestros për llogaritë bankare të Rozeta Dobit dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që u janë marrë.

Ndërsa avokati i pastrueses Rozeta Dobi, e cila mori një shumë prej rreth 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së shtetit dhe i fshehu në tubat e aspirimit, ka kërkuar që ajo të lirohet nga qelia. Sipas përfaqësuesit ligjor, Rozeta Dobi i ka vdekur bashkëshorti dhe duhet të kujdeset për djalin e saj.

“Jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua gjithë ngjarja. Ata kanë edhe një fatkeqësi, ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet te kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jete e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, ajo ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit”, u shpreh avokati.

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për Rozeta dhe Havier Dobin, si dhe Alda Klosin, pas shumave të mëdha të parave që iu gjetën në banesa. Gjykata ka dënuar Rozeta Dobin me 7 vite burg, djalin e saj me 5 vite burg, ndërsa Klosin, ish shefen e kabinetit të Ahmetajt me 2 vite e 6 muaj burg. Të tre atyre iu ulet 1/3 e dënimit në sajë të gjykimit të shkurtuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB