Aktualitet

Në kërkim nga shteti italian për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari (EMRI)

Sipas autoriteteve italiane, 48-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion gra të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.

zh.ll
Në kërkim nga shteti italian për shfrytëzim prostitucioni,
pamje nga arrestimit

TIRANË- Bekim Nikolli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Blutë bëjnë me dije se 48-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, Nikolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi një gjykatë në Itali e ka dënuar në nëntor të vitit 2021 me 13 vite burg për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Skllavërimit/Nënshtrimit”, sipas legjislacionit penal italian.

Sipas autoriteteve italiane, 48-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion gra të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "FAST", i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Kapet në Tiranë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, "FAST Albania", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Skllavërimi/Nënshtrimi", të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.

Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Poll

MOS HUMB